Hajduti hyn të vjedhë pulat, pronari i shtëpisë e pikas dhe e bën për spital
Një 54-vjeçar është bërë për spital në Kuçovë. Ai hyri gjatë natës për të vjedhur banesën e një 22-vjeçari, por u pikas nga ky i fundit.
Në tentativë për të vjedhur disa shpendë, 22-vjeçari e ka parë dhe është konfliktuar me hajdutin.“Gjatë konfliktit është dëmtuar autori shtetasi L.B., i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore”, njoftoi policia.Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al
CATEGORIES Lajme
TAGS Hot News