Në vend se t’iu japin paratë origjinale familjeve skamnore jepnin para fals, arrestohet menaxheri i postës bashkë me vëllain e tij👇

Në vend se t’iu japin paratë origjinale familjeve skamnore jepnin para fals, arrestohet menaxheri i postës bashkë me vëllain e tij👇

Në vend se t’iu japin paratë origjinale familjeve skamnore jepnin para fals, arrestohet menaxheri i postës bashkë me vëllain e tij👇

Dy vëllezërit, Bejtullah Deliu dhe Hazer Deliu janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës si të dyshuar për futje në treg të rreth shtatë mijë euro falsë në Postën e Rahovecit.

Insajderi merr vesh se Bejtullah Deliu është asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës në Rahovec. Po ashtu ai ka qenë kandidat i PDK’së për kryetar të Rahovecit por në dhjetor të 2022, u përjashtua nga partia. Ndërsa, në momentin kur u arrestua, Deliu shërbente si menaxher në Posten e Kosovës- Dega në Rahovec.

Siç mëson Gazeta Insajderi, dy të arrestuarit kanë mashtruar qytetarët duke iu dhënë para të falsifikuar për familjet me skema sociale.

Vëllezërit Deliu, në vend se t’iu japin paratë origjinale familjeve skamnore që marrin social, ata iu kanë dhënë para e falsifikuara, ndërsa origjinalet i kanë future në xhepin e tyre.

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë mbi dyshimin e arsyeshëm se i dyshuari B.D. ka kryer veprën penale – keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, dhe i dyshuari H.D. për falsifikim të parasë.

Njoftimi i policisë

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Gjakovës ka njoftuar mbrëmë se pasi ka pranuar informatë nga zyrtarë të Postës së Kosovës se në postën kryesore në Rahovec kishin hasur një shumë të monedhave metalike, të cilat dyshohet se ishin të falsifikuara.

Sipas njoftimit të Policisë, hetuesit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, duke grumbulluar të dhëna se një shumë prej 7,000 euro që dyshohet për të falsifikuara janë futur në shërbim në Postën e Rahovecit.

Me këtë rast, Policia ka arrestuar dy të dyshuar: B.D. (menaxher në Post) dhe H.D.

Në postë janë gjetur dhe konfiskuar nën dyshimin se janë të falsifikuara 1,362 monedha metalike 2-euroshe (gjithsej 2724 euro), 970 monedha 1-euroshe (gjithsej 970 euro), 1,480 monedha 50-centëshe (gjithsej 740euro). Totali i të gjithave është 4,434 euro.Po ashtu, dyshohet se 2,566 euro janë shpërndarë te qytetarët që kanë kryer shërbime në këtë postë, të cilët janë mashtruar me këto veprime të të dyshuarve.

Në konsultim me organet e drejtësisë janë kontrolluar edhe dy lokacione, shtëpia e banimit e personave të dyshuar dhe një lokal biznesi (dyqan).Dy të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokateve mbrojtës dhe pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë mbi dyshimin e arsyeshëm se i dyshuari B.D. ka kryer veprën penale – keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, dhe i dyshuari H.D. për falsifikim të parasë.

Kujtojmë se me 16 tetor 2022, PDK kishte marr vendim që ta përjashtoj Deliun nga PDK në Rahovec.

CATEGORIES
TAGS
Share This