Futbollisti 18-vjeçar nderron jetë
Një aksident automobilistik ka qenë fatal për futbollistin e ri kosovar Leon Morina. Ai ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare në Metzigen të Gjermanisë.
Të enjten kishte qenë pjesë e një autoveture në rrugën B28 të Metzigenit. Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Leon Morina, 18-vjeçar, ishte pjesë e skuadrës U19 të klubit gjerman të nivelit të ulët, TSG Balingen.
Madje të gjitha aktivitetet e TSG Balingen janë pezulluar në nderim të vdekjes së futbollistit kosovar. Kështu bëri me dije vetë klubi përmes një komunikate ku edhe shprehi ngushëllimet më të njerëzishme.
TAGS Hot News