Njëri merr mbi 53 mijë euro në vit dhe tjetri rreth 50 mijë, këta janë dy njerëzit më të paguar të shtetit që s’u përfshinë në Ligjin për Paga
Feim Mehmeti, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, dhe Adrian Zalli, drejtori i Trustit, janë dy njerëzit më të paguar të shtetit.
I pari e ka pagën 4 mijë e 430 euro në muaj apo 53 mijë e 165 euro në vit, derisa i dyti merr 4 mijë 128 euro në muaj ose 49 mijë e 536 euro në vit, shkruan Gazeta Insajderi.
Mehmeti dhe Zalli nuk janë përfshirë në Ligjin për Paga, në të cilin vlera e koeficientit më të lartë ishte 18, vlerë kjo me të cilin do të paguhej pozita e Presidentit.
Që i bie se paga më e lartë do të ishte 1 mijë e 890 euro, kur shumëzohet me vlerën prej 105 eurove që është caktuar në Ligj, shkruan Gazeta Insajderi.
Rrjedhimisht, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli, do të vazhdojnë të mbesin ndër njerëzit më të paguarit në vend, pasi këto pozita nuk janë përfshirë në Ligjin për Paga.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, Armend Muja ka treguar arsyet përse këto dy institucione të pavarura nuk janë përfshirë në Ligjin për Pagat.