Ekskluzive: Drejtorë, inspektorë e gjeodet, këta janë 11 zyrtarët ndaj të cilëve sot Prokuroria ngriti aktakuzë

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj 11  personave. 10 zyrtarë komunalë dhe një gjeodeti. Të njëjtit akuzohen për 23 vepra penale, 21 prej të cilave janë vepra për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe dy prej tyre për konflikt të interesit, shkruan Insajderi. 

Gazeta Insajderi ka mësuar identitetin e 11 të akuzuarve: Arianit Krasniqi, Edmod Shala, Mustafë Nila, Arxhend Lleshi, Mentor Beqiri (inspektor i ndërtimit), Osman Kollqaku, Bajram Muzlijaj, Florije Berisha, Adhurim Kasapi (zyrtarë komunal në Pejë) si dhe gjeodeti Plarent Trakaniqi (gjeodet).

Në cilësinë e drejtorëve nga radhët e LDK-së, Arianit Kransiqi drejtor për Çështje Pronësore, Mustafë Nila drejtorit për Kadastër dhe Gjeodezi, ish-drejtori Edmond Lleshi si dhe ish-drejtori i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Pejës, nga radhët e PDK-së, Rajan Arapi.

CATEGORIES
TAGS
Share This