Edhe ky shtet goditet nga një tërmet i fuqishëm
Rajoni lindor i Taxhikistanit është goditur nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.8 shkallë.
Sipas raportimit të mediave epiqendra e këtij tërmeti ishte në afërsi të kufirit me Kinën.
Pas këtij tërmeti ka pasur edhe disa pasgoditje me shkallë 5.2, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Deri më tani nuk dihet nëse ka pasur dëme materiale apo edhe viktima si pasojë e këtij tërmeti.
Lëkundjet e tokës u regjistruan rreth orës 6:36 sipas kohës tonë lokale me epiqendër ishte afër zonës së Murghob.
CATEGORIES Lajme
TAGS Hot News