Gruaja , gjendet e varur në degë të drunjëve

Gruaja , gjendet e varur në degë të drunjëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një lagje në Veri të vendit, ku një grua dyshohet se ka rënë në lumin Ibër dhe për pasojë ka humbur jetën.

Për fatin e saj nuk dihej për orë të tëra, situatë kjo që aktivizoi Policinë, Zjarrfikësit, e KFOR-in, derisa trupi i saj u gjet mëngjesin e sotëm, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesi i Sinjalit nga Veriu ka bërë me dije se bëhet fjalë për një 86-vjeçare, e cila u gjet nga Njësia e Zjarrfikësve e varur në disa drunj në lumin Ibër, teksa vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes.

Kërkimet nga njësitë përkatëse kanë nisur qysh mbrëmë, por pa sukses, derisa sot u ndalua uji në Hidrocentralin e Ujmanit dhe vazhduar kërkimet në lumin Ibër që rezultuan me gjetjen e viktimës.

Trupi i pajetë është tërhequr nga lokacioni ku u gjet dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në IML për obduksion.

Lidhur me rastin djali i viktimës ka dhënë një deklaratë para hetuesve policorë, ku ka shpjeguar se si nëna e tij ka dalë pasditen e djeshme nga shtëpia dhe nuk kishte asnjë informacion për të.

Me t’u mbledhur informacionet e para rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, derisa kanë nisur hetimet që zbardhin rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

CATEGORIES
TAGS
Share This