Beciragic konfirmon  një përforcim!

Beciragic konfirmon një përforcim!

Edhe pse zyrtarisht nuk është bërë i ditur nga ekipi, ndërsa në kulore të basketbollit veçse është konfirmuar, Lis Shoshi, është lojtar i ri i kampionit të Kosovës, Ylli

Derisa Ylli të bëj zyrtarizimin e marrjes së lojtarit, mbetet të shihet se a do të jetë i gatshëm Lisi që t’i ndihmojë skuadrës së paku për PlayOff, nëse jo më shpejt. 

Pejani Shoshi që vuajti nga një lëndim, lëndim ky i cili e la mbi 1-vjet jashtë parketit, pritet të rikthehet shpejt në basketboll, ndërsa Adis Beciragic në deklaratën e dhënë pas ndeshjes së humbur gjysmëfinale ndaj Prishtinës në kuadër të Kupës së Kosovës ka thënë se me rikthimin e Shoshit në parket, ne do të jemi më të fortë.

Shoshi është një ndër qendrat më të mira që ka prodhuar basketbolli ynë vendor, ndërsa lëndimet të shumtën e herave e kanë lënë jashtë fushe atë.

CATEGORIES
TAGS
Share This