Vazhdon mosrespektimi i kafiterive per ligjin e duhanit!

Vazhdon mosrespektimi i kafiterive per ligjin e duhanit!

Ligji kundër duhanit, i cili ka hyrë në fuqi që më shumë se dhjetë vite nuk po respektohet nga sektori i gastronomisë. Qytetarët po vlerësojnë se kjo situatë e krijuar është si pasojë e mungesës së gjobave nga institucionet përgjegjëse, ndërkaq drejtuesit e institucioneve përgjegjëse vlerësojnë se njëri ndër problemet më të cilët përballen është numri i vogël i inspektorëve sanitarë.

Pirja e duhanit në lokale po vlerësohet si një shqetësim i madh për shumë qytetarë jo duhanpirës, sidomos gjatë periudhës se dimrit. Kjo situatë shqetësuese sipas tyre, është pasojë e mungesës se respektimit të ligjit kundër duhanit, i cili ndonëse ka hyrë në fuqi vite më parë, nuk po zbatohet. Disa qytetarë i thanë Radio Kosovës se gjatë kohës së dimrit e kanë të pamundur të vizitojnë kafenetë nga tymi i duhanit.

Ndërprerja, ndalimi i duhanit do edukim. Nuk ka mos e pi, mos e pi! Duhet të edukohen dhe t’u shqiptohen dënimet. Shteti nuk reagon. Ne de fakto po ju tregojmë që nuk jemi fort për shtet. Katastrofë! Si në odë të burrave. Çdo kund gjithkah, në çdo lokal. Unë për veti as nuk po dalë me pi kafe”, deklaroi një qytetarë në kryeqytet.

CATEGORIES
TAGS
Share This