Nuk po e lë të fejohet:Ankohet në Polici

Nuk po e lë të fejohet:Ankohet në Polici

Një rast i kanosjes është raportuar së fundi në Rahovec.

Ankuesi mashkull ka raportuar se një person i dyshimtë i cili kohë më parë kishte qenë në lidhje dashurie me motrën e tij, është duke e kanosur në vazhdimësi dhe është duke e penguar në procesin e fejesës së motrës së tij.

Rahovec 08.02.2023 – 12:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili kohë më parë kishte qenë në lidhje dashurie me motrën e tij, është duke e kanosur në vazhdimësi dhe është duke e penguar në procesin e fejesës së motrës së tij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

CATEGORIES
TAGS
Share This