E Dhimbshme:Lotët e një nëne turke, rrëfim prekës
Lotët e një nëne turke, rrëfim prekës
Tre ditë më parë një nënë e quajtur Nalan Şimşek i bëri dhuratë të bijës një shtëpi të re… pa e ditur se tërmeti i të hënës do ta shembte banesën e do të vinte përfund të bijën.
Në një rrëfim të publikuar nga “Hurriyet”, gruaja tregon mes lotëve se po pret lajme për vajzën.
“Tre ditë më parë e bleva shtëpinë. Vajza hyri para dy ditësh. Para tërmetit, më mori në telefon dhe më tregoi shtëpinë. Më tha se kishte një surprizë edhe ajo për mua, se më kishte blerë diçka…I bleva vajzës një varr… jo një shtëpi”-tha nëna mes lotëve. Gruaja qëndron prej mëse 24 orësh pranë rrënojave duke u lutur që e bija të nxirret e gjallë nga ekipet e shpëtimit.
CATEGORIES Lajme
TAGS Hot News