Zhduket një grua është nga Tërrnja, burri i saj lajmëron policinë
Një person ka lajmëruar Policinë e Kosovës se gruaja e tij është zhdukur.
Një person nga fshati Tërrnje në Suharekë ka raportuar në Stacionin Policor në Suharekë se gruaja e tij ka dal nga shtëpia dhe se ende nuk dihet vendndodhja e saj, raporton SuharekaOnline.
Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se rasti në fjalë është raportuar me 3 shkurt 2023 rreth orës 10:00.
Poashtu, Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se rasti në fjalë është duke u hetuar nga njësitet kompetente.
Fsh. Tërrnje, Suharekë 03.02.2023 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar.” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
CATEGORIES Lajme
TAGS Hot News