Vdes mësuesi , Sabit Kryeziu – 25 vite dha kontribut në arsim

Vdes mësuesi , Sabit Kryeziu – 25 vite dha kontribut në arsim

Ka vdekur mësuesi Sabit Kryeziu i cili ka dhënë mësim në shkollën fillore “Nuhi Mazreku” në Guriq dhe në 28 Nëntori” në Kërvasari.

Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së Sabit Kryeziu – 23.02.1965- 06.02.2023- Mësimdhënës në SHFMU “Nuhi Mazreku” në Guriq dhe në SHFMU” 28 Nëntori” në Kërvasari.

E nderuara familje Kryeziu dhe kolektive të dy shkollave në fshatin Guriq dhe në Kërvasari.
Më lejoni që në emër të nxënësve dhe personelit arsimor të komunës së Malishevës, të shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit Sabit Kryeziu- Mësimdhënës në SHFMU “Nuhi Mazreku” në Guriq dhe në SHFMU” 28 Nëntori” në Kërvasari.

Me ndarjen nga jeta të Mësuesit Sabit Kryeziu, sektori i arsimit dhe më gjerë humbi një shëmbëlltyrë të mësimdhënësit të dalluar të arsimimit dhe edukimit të shumë gjeneratave duke dhënë kontribut për më shumë se 25 vjet.

CATEGORIES
TAGS
Share This