Më shpëtoni”: Gruaja nën rrënoja poston fotografi, këngetari turk kërkon ndihmë për të

Më shpëtoni”: Gruaja nën rrënoja poston fotografi, këngetari turk kërkon ndihmë për të

Një qytetare me emrin Aysel Yeral, po raportohet nga mediat turke se ka shpërndarë fotografinë e saj në Twitter, duke kërkuar për ndihmë. 

Postimi është shpërndarë nga një këngëtar turk, i quajtur Haluk Levend. 

“Më shpëtoni.” – raportohet se shkruan krahas fotos së postuar nga qytetarja, raporton medium turk “Cumhuriyet”. 

Afër 300 viktima 

Një tërmet i fuqishëm 7.4 goditi provincat jugore të Turqisë, duke vrarë të paktën 284 njerëz në të gjithë provincat turke.

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay, ka thënë se numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi ka arritur në 284 persona ndërsa janë lënduar 2 mijë e 323 të tjerë.

Ai ka thënë se: “kemi gjithsej 284 të vdekur, 2 mijë e 23 të plagosur dhe 1710 objekte të shkatërruara. Gjithsej 2786 ekipe kërkim-shpëtimi janë në terren, ky numër çdo moment po rritet”.

Oktay theksoi se në zonën e tërmetit është ndërprerë arsimi për një javë.

CATEGORIES
TAGS
Share This