Ylli i Fc.Ballkanit në “radarin” e klubit të madh turk

Ylli i Fc.Ballkanit në “radarin” e klubit të madh turk

Ylli i Ballkanit, Meriton Korenica është në “radarin” e klubit të elitës së futbollit turk, Konyaspor, bëjnë të ditur mediat turke.

Sipas “Sporundibi.com”, Konyaspor ka objektiv mesfushorin që shkëlqeu me Ballkanin vitin që lamë pas.

Konyaspor, i cili ndau rrugët me lojtarët e tij të rëndësishëm gjatë periudhës së transfertave të përkohshme, përveshi mëngët për të shtuar emra të rinj në stafin e tij.

Duke transferuar Amir Hadziahmetovic te Beşiktaş, Konyaspor ndërmori veprime për të përforcuar këtë repart. Objektivi i bardhebluve është Meriton Korenica i veshur me fanellën e Ballkanit.

26-vjeçari luajti në të 12 ndeshjet që ekipi i tij zhvilloi në arenën evropiane (Liga e Konferencës) këtë sezon dhe shënoi gjashtë gola.

CATEGORIES
TAGS
Share This