Njoftim:KEDS Energy per reduktimet!
Erërat e forta që filluan dje në disa rajone të Kosovës, kanë vazhduar edhe sot thuaja në tërë territorin e Kosovës.
Si rezultat janë dëmtuar përçues elektrikë dhe shtylla elektrike në disa vende, duke lënë pa furnizim me energji elektrike një numër të caktuar të konsumatorëve tanë.
KEDS-i ka shtuar ekipet në terren në mënyrë që të sanojnë dëmet e shkaktuara.
Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë në këto zona të afektuara nga erërat dhe shpresojmë se në një afat sa më optimal gjendja me furnizim me energji elektrike do të kthehet në normalitet.
CATEGORIES Lajme
TAGS Hot News