Befason mjeku alternativ: Kam formulën që shëron leuceminë. Rezultati për dy muaj

Befason mjeku alternativ: Kam formulën që shëron leuceminë. Rezultati për dy muaj

Një mjek popullor me origjinë pakistaneze, Muhamed Rashid Ahmed, pretendon se ka zbuluar formulën që shëron sëmundjen e rëndë të leucemisë. Ai ka qenë sot i ftuar në emisionin “Vila 24” dhe ka treguar se e ka krijuar vetë këtë formulë, që ka pasur rezultat në shumë persona të sëmurë.

Rashid, jeton prej 15 vitesh në qytetin e Elbasanit, pasi u martua me një vajzë shqiptare, me të cilën solli në jetë edhe 3 fëmijë. I lindur dhe i rritur në Pakistan, ai ka studiuar që në fëmijëri mjekësinë popullore, e cila është shumë e përhapur në vendin e tij. Falë pasionit për shëndetin dhe natyrën, ai ka krijuar formula bimore për shumë sëmundje, ndër to edhe për leuceminë.

Mjeku popullor me origjinë pakistaneze, Muhamed Rashid Ahmed, i ftuar në “Vila 24” për të folur për zbulimin e rrallë të ilaçit që shëron leuceminë, ka treguar se, ai është në gjendje ta vlerësojë shëndetin e një njeriu, duke i matur pulsin e dorës. “Është diçka e çuditshme, por mjek është ai që kur e shikon njeriun kupton se çfarë problemi ka”- deklaron Rashid. Ndër të tjera, ai solli në studio edhe rezultatet e analizave të një pacienti me leucemi kronike, ku duken parametrat e gjakut të stabilizuara, pas dy muajsh trajtimi me formulën e tij.

“Personat nën 40 vjeç reagojnë shumë shpejt,- deklaron mjeku popullor pakistanez,- sepse ata kanë imunitet më të mirë dhe kjo bën që edhe ilaçi të veprojë më mire.” Rashid thotë se, merr përsipër edhe trajtimin e një sërë sëmundjesh të tjera si: migrena, gurët në veshka, stresi, ankthin, depresionin, nervin shiatik, diabetin, etj.

CATEGORIES
TAGS
Share This