Futet në telashe me Policinë e kërcënoi ish-gruan pasi ia publikoi foton

Futet në telashe me Policinë e kërcënoi ish-gruan pasi ia publikoi foton

Problemet mes çifteve shpeshherë nuk marrin fund me ndarje. Personat e pakënaqur me vendimin për t’i ndarë rrugët, në shumë raste u shkaktojnë telashe partnerëve të tyre, duke i kërcënuar e shantazhuar në forma të ndryshme.

Për një rast të tillë që ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Prishtinë është futur në telashe me Policinë e Kosovës edhe një shtetas i Shqipërisë.

Sinjali mëson se i dyshuari B.V., e ka kanosur ish bashkëshorten e tij, duke i dërguar mesazhe kërcënuese, për shkak të një fotoje që ia kishte publikuar.

Përballë kësaj situate, ajo është detyruar të kërkojë ndihmën e Policisë, ku ka rrëfyer detajet e rastit.

Si rezultat i denoncimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti si “Kanosje”, teksa brenda afatit ligjor pritet të merren veprimet e tjera hetimore.

CATEGORIES
TAGS
Share This