22-vjeçari nga Suhareka në rrezik për jetën, tentoi vetëvritet duke konsumuar domestos
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshati Sopijë të Suharekës, ku një person dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së tij, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë kanë bërë me dije se 22-vjeçari është dërguar atje në gjendje të rëndë, për shkak se dyshohet që kishte konsumuar preparate higjienike (domestos).
Pas dhënies së ndihmës së parë në QKMF, i riu është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, për shkak se ndodhej në rrezik për jetën.