E dhimbshme: Ky është 51-vjeçarit që vdiq në vendin e punës në Suharekë
Nysret Mustafa i moshës rreth 50-vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e punës në Studençan të Suharekës.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se i ndjeri ka ndërruar jetë teksa po punonte në vendin e punës në një gurthyes.
Sipas këtyre burimeve, Mjekësia Ligjore e ka marrë trupin e të ndjerit dhe e ka dërguar në Prishtinë.
Përktazi me këtë rast ka folur edhe Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.
“Me datë 01.02.2023, rreth orës 13:35 policia, nga mjeku kujdestar, ka marr informatën se në emergjencën në Suharekë është sjell një person pa shenja jete”, ka thënë ai.
Bytyqi ka bërë të ditur se të gjitha njësitë kompetente të policisë kanë dal në vendngjarje dhe rasti është duke u hetuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.
“Dyshohet se personi ka ndërruar jetë në vendin e punës në një gurthyes në Studençan, Suharekë. Pasi që është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim”, ka përfunduar ai