Vajza në hall nga ish i dashuri i saj, që nga ndarja e shqetëson vazhdimisht

Vajza në hall nga ish i dashuri i saj, që nga ndarja e shqetëson vazhdimisht

Shpeshherë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet e ngacmimet ndaj tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në Gjilan, ku një 22-vjeçare ka kërkuar ndihmën e Policisë për shkak të shqetësimeve që po ia shkakton tash e një kohë ish i dashuri i saj.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 20-vjeçari që nga koha kur janë ndarë, vazhdimisht ka shkuar në vendin e punës të viktimës, në shtëpinë e saj si dhe i ka dalë para në rrugë duke e ngacmuar.

E shqetësuar dhe e frikësuar nga veprimet e të riut, viktima ka denoncuar rastin në Polici, pasi që edhe më parë kishte raportuar se ka probleme me të dyshuarin.

20-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Ngacmim’.

Të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor.

CATEGORIES
Share This