Ngjarje e rëndë: Daja plagos nipin, mendoi se ja ngacmoi gruan

Ngjarje e rëndë: Daja plagos nipin, mendoi se ja ngacmoi gruan

Dje në Shkodër daja ka qëlluar me thikë nipin e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Mjekët kanë treguar se 44-vjeçari nuk e ka kaluar rrezikun për jetën, i cili ka marrur plagë të rënda në bark.

Kurse, 78-vjeçari, daja i të plagosurit, mësohet se në momentin kur ka qëlluar me thikë nipin e tij ka qenë i dehur.

Ai është arrestuar nga policia.

Pas arrestimit ai ka deklaruar se ka qëlluar nipin e tij pasi ka menduar se i ka ngacmuar nusen.

Nipi e ka sqaruar se ky pretendim është absurd, por daja nuk është bindur dhe në gjendje të dehur ka marrë një thikë në shtëpinë e tij dhe ka plagosur rëndë 44-vjeçarin.

CATEGORIES
Share This