Skena ‘të nxehta’ mes Atdheut dhe Julianës në Big Brother VIP Kosova, loja “ngriva-shkriva” i zë përmbi njëri-tjetrit
Është e qartë tashmë se ka një flirt mes dy banorëve brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Bëhet fjalë për influencuesin e rrjeteve sociale, Atdhe Xharavinën dhe modelen Xhuli Nura, të cilët prej ditësh shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Pasditja e së mërkurës i ka gjetur dyshen në një pozicion shumë qesharak dyshen në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Kjo pasi loja e famshme “ngriva-shkriva” e zuri Atdheun përmbi Xhulin, teksa kjo e fundit ishte shtrirë për të kryer ushtrimet e palestrës.
Situata në fjalë ka bërë për të qeshur banorët, duke parë pozicionin në të cilin janë detyruar që të ndalojnë.
CATEGORIES Lajme
TAGS Redesign