Kercenohet Kryetari Komunes!
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, është kanosur mbrëmë përmes mesazheve. Rasti është raportuar në polici dhe me urdhër të prokurorit dy persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajon e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai ka treguar se i dyshuari ka qenë i pakënaqur me vlerësimin e pronës së tij nga komuna.
Dje në orët e vona, Sektori Rajonal i Hetimeve ka marrë informatë se është raportuar një kanosje nga kryetari i komunës së Prizrenit, një i dyshuar ka përçu mesazhe përmes një të dyshuari tjetër te kryetari i komunës për shkak se ka qenë i pakënaqur me vlerësimin e pronës së tij nga komuna. Është fjala për një shtëpi e cila që disa vite pengon përfundimin e rrugës Tranzit i ri në Prizren. Policia ka arrestuar të dy të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit janë dërgur në mbajtje për 48 orë”, tha Bytyqi.