Katër arsye pse nuk duhet t’i jepni celularin fëmijës tuaj

Katër arsye pse nuk duhet t’i jepni celularin fëmijës tuaj

Ka shumë të ngjarë që fëmija juaj të insistojë t’i marrë një celular ose t’ju kërkojë telefonin tuajin.

Çdo prind e di se çfarë është më e mira për fëmijën e tyre, por ka disa gjëra që duhet të keni parasysh përpara se të ndërmerrni hapin e madh për t’i siguruar atij një telefon celular. Shikoni katër arsye të rëndësishme…

Fëmijët sot kalojnë mesatarisht 7 orë në ditë përballë një mediumi argëtues dhe duke i dhënë një celular humbisni patjetër kontrollin nga të qenit vazhdimisht para ekranit…

Edhe nëse keni aktivizuar rregullat më të rrepta në celularin tuaj, gjithmonë ekziston mundësia që vendndodhja të shihet disi. Edhe një selfie mund të zbulojë vendndodhjen e fëmijës suaj.

Mund të gjejë lehtësisht Wi-Fi dhe të aksesojë aplikacionet dhe lojërat që janë të ndaluara për moshën. Pse të rrezikoni?

Varësia vjen lehtë përmes një pajisjeje elektronike dhe fëmija mund të “fiksohet” në një masë që ju nuk e imagjinoni dhe sigurisht nuk e dëshironi. Fëmijët janë të prirur për këtë.

CATEGORIES
Share This