![Ky është i riu shqiptar që humbi jetën në aksident në Itali / FOTO Ky është i riu shqiptar që humbi jetën në aksident në Itali / FOTO](https://suharekanews.com/wp-content/uploads/2023/01/img_5493.jpg)
Ky është i riu shqiptar që humbi jetën në aksident në Itali / FOTO
Një i ri shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident në Itali.Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Cagli, ndërsa v iktima është identifikuar si Petrit Jashari 22 vjeç, i cili ka qenë edhe futbollist pasi ka luajtur me të rinjtë e Gubbio, Siena dhe Arezzo
Mediat italiane raportojnë se për arsye ende të paqarta, i riu shqiptar ka humbur kontrollin e kamionit, me të cilin ai po udhëtonte drejt Cantianos.
Nga përplasja me barrierat mbrojtëse, i riu ka dalë nga kabina e makinës duke përfunduar në lumin Burano dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
![](https://i0.wp.com/gazetastilografi.com/wp-content/uploads/2023/01/1674469868_791_Ky-eshte-i-riu-shqiptar-qe-humbi-jeten-ne-aksident.jpg)
Jashari, me origjinë shqiptare, jetonte në Magione me familjen e tij. Ai njihej edhe si futbollist, pasi kishte luajtur si portier në radhët e të rinjve të Gubbio, Siena dhe Arezzo.
Policia po punon për zbardhjen e plote te rrethanave te aksidentit.