Kiara nuk reziston dot gjatë, afrohet te dera për ti treguar Luizit sa e

Kiara nuk reziston dot gjatë, afrohet te dera për ti treguar Luizit sa e

Duke nisur nga Prime-i i mbrëmshëm, deri të martën në mbrëmjen e emisionit, Efi dhe Luizi do të qëndrojnë në një dhomë prove, të ndarë nga pjesa tjetër e banorëve.

Por me sa duket do të ketë edhe thyerje rregullash. Kjo gjë u paralajmëruar edhe në spektaklin e mbrëmshëm nga Kiara, e cila u shpreh se “nuk premton dot se do t’i respektojë rregullat.”

Dhe në fakt dyshja nuk kanë duruar shumë pa njëri-tjetrin. Ishte Kiara ajo që ka shkuar te dera e Luizit, duke surprizuar jo pak. Ashtu të ndarë nga një derë mes tyre, Luizi dhe Kiara kanë komunikuar për pak minuta, përpara se moderatorja të thirrej në dhomën e rrëfimit. Para se të largohet Kiara e përshëndeti Luizin me një, “puc”, gjë të cilën nuk e kishim dëgjuar ende nga ajo.

Tashmë, Luizi dhe Efi janë në rolin e prindërve dhe “vajzës” së tyre ia vendosën emrin Arbana. Mbetet për tu parë se sa do të respektohen rregullat e vendosura nga Vëllai i Madh.

CATEGORIES
TAGS
Share This