Keni marramendje pasi ngriheni? Mjeku tregon arsyen pse ndodh: Ja çfarë sëmundjeje mund të tregojë

Keni marramendje pasi ngriheni? Mjeku tregon arsyen pse ndodh: Ja çfarë sëmundjeje mund të tregojë

Dr Geoff Foster, mjek i përgjithshëm në Mbretërinë e Bashkuar për Daily Sun, u përgjigjet rregullisht pyetjeve të lexuesve dhe ndan këshilla falas për shëndetin. Kështu së fundmi një djalë i shqetësuar i është ankuar për babain e tij, pasi ka marramendje të shpeshta.

“Babai im 73-vjeçar refuzon të shkojë te mjeku, sepse thotë se nuk mund të caktojë takim. Ai ka pasur marramendje çdo ditë gjatë muajve të fundit. Nëse ngrihet pasi është ulur për një kohë të gjatë, i merr mendja, por gjithsesi vozit dhe ecën normalisht” , ka shkruar ai.

Dr. Foster u përpoq të shpjegonte se sa e rrezikshme është në të vërtetë marramendja dhe çfarë problemesh shëndetësore mund të tregojnë.

Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë zbuluan se njerëzit që shpesh ndihen të trullosur kur ngrihen në këmbë kanë një rrezik 40% më të lartë për të zhvilluar demencë. Arsyeja qëndron në problemin e presionit të ulët të gjakut që shfaqet kur ngriheni në këmbë, zbuloi një studim i 2000 njerëzve mbi 12 vjet.

Problemi më i madh lind kur një person me simptoma të paspecifikuara e gjen veten pas timonit. Siç tha edhe vetë mjeku, mund të shkaktojë pasoja të rënda si për shoferin, ashtu edhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.

CATEGORIES
TAGS
Share This