Njohuri rreth akneve!
“Aknet, si ndahen, e faktoret qe i shkaktojne”
Kjo teme dua te jete jo vetem informuese por edhe ndergjegjesuese!!
Po pikerisht si ndahen sepse kemi theksuar qe aknet ndahen ne disa lloje e si fillim duhet bere percaktimi i llojit te akneve e me pas te percaktohet 1 trajtim
Nuk eshte thjesht akne, thjesht pucer dhe trajtimi eshte i njejti. Pikerisht sepse situatat merren shume lehtshem dhe pranojme keshilla nga amatore apo persona qe kane patur eksperience te ngjashme arrijme ne stade shume te avancuara te ketij shqetesimi.
Nuk duhet harruar se shume semundje e situata patologjike te organizmit ngjajne me njera tjetren, eshte vetem 1 fije e holle ajo qe ndan 1 situate nga tjetra e pikerisht per kete arsye percaktimi e trajtimi behet nga specialisti!
Aknet vulgaris jane multifaktoriale ku përfshihen faktorët gjenetike dhe hormonale.
*Faktore te jashtem ose te brendshem
Ato qe ndikojnë se pari ne shfaqjen e akneve:
- hiper-funksionalitetin e gjendrave dhjamore-percaktohet me ane te vezhgimit klinik, zgjidhni 1 specialist!!
- hiperkeratinizimin folikulare- gjithashtu percaktohet me vezhgim klinik!
a -Gjenetik-percaktohet me anamneze te cilen e ben mjeku, ose ndihmesi praktikant, mjeku ne stazh, ne specializim.
b -Hormone- percaktohen ne konsulte me specialistin dhe analize laboratorike.
c – Mosha dhe Sexi
Aknet kan incidencën më të lartë midis 14 dhe 16 vjet tek vajzat dhe midis 16 dhe 19 vjet ke djemtë.
*Faktoret e jashtem
- infektive
Ndikojnë në dy aspekte të tjera të patogjenezës:
- infeksion i tërthortë
- inflamacion të lëkurës-epidermik
Jane te dyja tipe te irritimit na infeksioni, percaktohet saktesisht nga 1 specialist e njohes i fushes.
Nder bakteret shkaktare janë:
- Propionobatteri (P. acnes)
- Staphylococcus aureus
- Pitirosporum ovale (maja)
Ne mund t’ju ndihmojme ose mjeku juaj ne shpjegimin e ndryshimit ne gjendje e trajtim per secilin prej shkaktareve .
Eshte shumë e rëndësishme te percaktohen mekanizmat patogjene të përfshirë në krijimin e akneve sepse ato paraqesin objektiva specifike për zgjedhjen e trajtimit, pra menyra e trajtimit ndryshon ne varesi te percaktimeve te mesiperme. Nuk jane thjesht akne dhe kane te njejtin trajtim standart!
Ndikojne gjithashtu kushtet atmosferike ne perkeqesimin e procestit klinik, si i ftohti dhe ekspozimi ndaj rrezeve UV si dhe faktore emocional.
Se fundmi eshte pare qe dhe tymi i cigares ne disa persona eshte faktor acarimi.
Ju bej thirrje qe konsultat ti beni me 1 person me njohuri me baza! Falenderoni me shume ate qe te thote bej analize se ate qe te mbush me produkte!
Pse?
Sepse shpesh kam pare trajtime me hudhra dhe pasoja shume te renda. Vertet eshte antibakteriale por jo cdo lekure reagon njelloj dhe ka raste qe dhe vete antibiotiket ndihmojne shumimin e 1 bakteri rezistent. Hudhra ishte 1 shembull qe mu kujtua per momentin, por kam pare dhe keshilla te tipit une kam perdorur X medikament e ta sugjeroj, gje qe nuk eshte aspak normale. Kam degjuar shprehjen “duhet te behesh doktorr i vetes ” apo shprehjen “behem une mjek e shkuar mjekut, ose meqe jemi per lekuren , dermatolog e shkuar dermatologut”.
Mjekimet ska askush te drejte ti sugjeroje perves mjekut, as farmacisti e askush. Vertet na kursehet pune por na ndjekin semundjet, e mund te themi qe edhe na shkurtohet jete!
Per informacion me te detajuar mund te na kontaktoni
Duke qene se materiali eshte shum specifik dhe do njohje anatomike e mikrobiologjike per ta kuptuar qarte nuk hodhem me shume detaje.
Faleminderit qe na ndiqni! Urojme qe ky informacion tju sherbeje!