Më në fund po vjen dimri: Ja kur nisin reshjet e borës
Më në fund reshjet e borës zbresin edhe ultësirave nga dita e premte dhe shtunë, parashikon “Prishtina Weather”.
18.01.2023 – Të reshurat e shiut që kanë përfshi vendin ditëve të fundit, do të vazhdojnë edhe përgjatë ditës së enjte, ku mund të jenë edhe më intenzive në disa pjesë. Me depërtimin e masave të ftohta ajrore nga perëndimi e veriperëndimi, më në fund reshjet e borës do të zbresin edhe në pjesë të ulëta të vendit mëngjesin e së premtes, derisa të shtunën ka gjasa që të jenë edhe më të shumta, duke formuar edhe shtresa bore.
Reshjet pushojnë ditën e diel, e nga dita e hënë sërish rikthehen si borë orëve të mëngjesit, por në vise më të ulëta edhe shiu gjatë orëve të pasdites.
CATEGORIES Lajme
TAGS Hot News