Ligji për Paga/ Deponohet një tjetër ankesë të Avokati i Popullit, auditorët i kërkojnë ta procedoj për Kushtetuese
Auditorët e brendshëm në ministri, agjensione dhe komuna kanë dorëzuar sot një ankesë tek avokati i Popullit. Auditorët i kanë Avokatit të Popullit që Ligjin për Pagat në Sektorin publik ta procedoj për vlerësim në përputhsmeri me Kushtetutën në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
“Ndonëse ky ligj nuk ka përcaktuar vlerën monetare të koeficientit, nga fryma e përgjithshme e tij, siç është edhe e paraparë shprehimisht në kapitullin e gjashtë të tij me theks neni 41 shtesat tranzitore përcaktimi i dispozitave mbi shtesën transitore, shihet dhe është një tendencë për uljen e pagave pas kalimit të kohës se caktuar prej një viti përkundër që pagën në nivelin e deri tanishme për auditorët e brendshëm ka qenë me bazë ligjore.
Koeficientet e përcaktuar për auditorët e brendshëm dhe udhëheqësit e njësive të auditimit të brendshëm në kategorizimin si në shtojce të ligjit, vërehet që janë të vetmit zyrtar publik të cilëve jo që nuk ka rritje të pagës dhe pagë ekzistuese, por parashihet ulje e konsiderueshme e pagës”, thuhet ndër të tjera në ankesën e tyre.