14 vendet ku mund të udhëtoni pa vizë me pasaportë të Kosovës
Shtetet në të cilat Kosova ka drejtë të udhëtojë pa vize, vetëm me pasaportë, janë: Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Serbia, Gambia, Senegali, Ishujt Kuk, Mikronezia, Niue, Dominika, Haiti, Ishujt Shën Vinsent, Ekuadori dhe Turqia.
Shumica prej vendeve ku qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa kërkuar viza, janë vende të vogla ose ishuj në Oqeani. Sipas Indeksit ‘Henley Passport’, e cila është një uebfaqe e specializuar e pasaportave, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza me pasaportën e vendit të tyre në 14 shtete të tjera të botës.
Në Evropë, për qytetarët e Kosovës nuk kërkohet viza nëse udhëtojnë drejt shteteve fqinje të saj: Maqedonisë Veriore, Serbisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Po ashtu qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Turqi.
Ndërkaq, sipas raportit të ‘Henley Passport’, të publikuar ditë më parë, pa viza qytetarët e Kosovës mund të vizitojnë edhe shtetin e Amerikës Jugore, Ekuadorin. Në listë janë edhe shtete afrikane si Gambia e Senegali.