Kosova mbeti edhe pa nje Akademik!
Ka ndërruar jetë të martën në moshën 73-vjeçare akademikja kosovare, Edi Shukriu.
Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK).
“Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë opinionin se më 17 janar 2023 ndërroi jetë akademike Edi Shukriu, një emër i njohur dhe i çmuar në fushën e arkeologjisë, të historisë, të letërsisë, të angazhimeve politike, institucionale dhe kulturore në Kosovë dhe në mbarë hapësirën shqiptare”, thuhet në njoftim.
Varrimi i së ndjerës do të bëhet më 18 janar 2023, ora 15:00, në varrezat katolike të qytetit të Prizrenit.
Mbledhja komemorative do të mbahet në mjediset e ASHAK-ut në orën 11:00. Homazhet do të bëhen nga ora 12:00-13:00.
CATEGORIES Lajme
TAGS Marketing