![Ky është i riu që dyshohet se është viktima që u gjet dje afër lumit Ky është i riu që dyshohet se është viktima që u gjet dje afër lumit](https://suharekanews.com/wp-content/uploads/2023/01/img_5025.jpg)
Ky është i riu që dyshohet se është viktima që u gjet dje afër lumit
Ky është i riu që dyshohet se është viktima që u gjet dje afër lumit Sitnica
Pasditen e djeshme është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë, Avni Zaiti, derisa tregoi që rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se dyshohet se Hazir Bresilla është personi që u gjet i vdekur afër lumit Sitnica.
I riu është nga fshati Zajm i Klinës ndërsa 3 javë më parë ishte shpallur në kërkim edhe nga Policia e Kosovës. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
![](https://suharekanews.com/wp-content/uploads/2023/01/img_5064.jpg)
CATEGORIES Lajme