Hapi i parë drejt lirimit? “Kobra” që vrau kuksianin nxirret nga burgu i sigurisë së lartë
Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”, është zhvendosur nga burgu i Sigurisë së Lartë në qendrën e paraburgimit në Gjilan. Lajmi konfimrohet nga burime të mediave kosovare.
Lajmi se “Kobra” është dërguar në këtë qendër nuk është konfirmuar nga SHKK, përpos që është thënë se vendimi për transferimin e tij nga burgu i Sigurisë së Lartë “është marrë për arsye operacionale, pa dhënë më shumë detaje”.
Kujtojmë se Dibran Hoxhaj akuzohet për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kuksi, Visart Cengu dhe plagosjen e shokut të tij Rufegen Shehu.
Krimi ndodhi menjëherë pas festës së Vitit të Ri, jashtë lokalit të “Kobrës” në Prizren dhe shkaku i nisjes së konfliktit dyshohet të ketë qenë një faturë 100 Euro.
Dibran Hoxhaj ndodhet në paraburgim bashkë me pesë persona të tjerë Kujtim Gashi, Jesmir Badallaj, Burim Mazreku, Enver Amrllahi, Arben Vezaj.