Ky është pacienti që humbi jetën pasi u hodh nga dritarja e klinikës

Ky është pacienti që humbi jetën pasi u hodh nga dritarja e klinikës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Klinika e Kirurgjisë Torakale, ku një pacient tentoi t’i jap fund jetës duke kërcyer nga dritarja e katit të katërt. Në gjendje serioze ai iu nënshtrua menjëherë intervenimeve, por fatkeqësisht nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve. Ky rast ka tronditur familjen Sinani, të cilët të pikëlluar kanë marrë lajmin për vdekjen e Fadilit, raporton Sinjali.

Burimet nga QKUK kanë bërë me dije se Fadil Sinani ishte 55-vjeçar dhe akoma nuk dihen motivet që e shtynë t’i jap fund jetës. 

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe SHSKUK, ku përmes një njoftimi bëri të ditur se janë marrë të gjitha masat e nevojshme, por pacienti nuk ka arritur të mbijetojë.

CATEGORIES
TAGS
Share This