63 vjeçar që përngjan me Gjergj Kastriot Skënderbeun
Në Pejë Reshat Berisha njihet si një nga qytetarët më të respektuar nga të gjithë.
Ai për disa vite kishte jetuar në perëndim, apo më saktë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që i cili më pas u kthye në vendlindjen e tij, në Pejë.
Por ajo që habit më së shumti të gjithë është ngjashmëria që Reshat Berisha ka me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, transmeton Telegrafi
Ndryshe, Reshati më herët ka qenë një sportist, dhe ish-punëtor i Radio Televizionit të Kosovës dhe ka qenë një personazh i përfshirë në fusha të ndryshme.