Shqipëria demanton Kryeministrin Albin Kurtin!

Shqipëria demanton Kryeministrin Albin Kurtin!

Ndryshe nga rasti i pazakontë i Kosovës e cila në mungesë të letrës s’ka mundur të lëshojë pasaporta për shtetasit e saj, madje duke i kërkuar edhe Gjermanisë që të lejojë shtetasit kosovarë të udhëtojnë edhe me pasaporta të skaduara, Republika e Shqipërisë problem të tillë nuk ka, shkruan Insajderi.

“Sa i përket çështjes së rezervave të lands së parë për prodhimin e dokumentave të identitetit për shtetasit tonë, në dijeninë, nuk ka patur probleme”, tha Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë në një përgjigje për gazetën Insajderi.

Çështja e mungesës së materialit të parë për lëshimin e pasaportave u bë brum për debat të ashpër në vend, ku madje Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, tha se një problem të tillë e kanë edhe vendet e tjera.

Por, së paku në rajonin tonë, një problem i një natyreje të tillë nuk gjendet.

“Pajisja e shtetasve shqiptarë me dokumente biometrike sigurohet në bazë të kontratës koncesionare, nëpërmjet Aleat Sh.p.k., kompani që operon në Shqipëri, Ministrisë së Brendshme dhe konsorciumit të IDEMIA SA (Francë) dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve (Shqipëri) për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit e pasaportave biometrike. Kontrata e koncesionit u ratifikua me ligjin nr. 9972 datë më 27.08.2008, si dhe u ndryshua me ligjin nr. 129/2013, data në 25.04.2013”, thanë nga MPB e Shqipërisë për Insajderin.

CATEGORIES
TAGS
Share This