Goditën katër këmbësor në Suharekë,arrestohet shoferi

Goditën katër këmbësor në Suharekë,arrestohet shoferi

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëm rreth orës 18:40 në rrugën “Brigada123” në Suharekë, afër Viva Fresh ku kanë mbetur të lënduar 4 persona!

Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës ka dhënë detaje ku ka njoftuar se një person i cili ishte duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia ka goditur katër këmbësor tre meshkuj dhe një femër të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rr. Brigada 123, Suharekë 12.01.2023-18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia ka goditur katër këmbësor tre meshkuj dhe nj femër të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.

CATEGORIES
Share This