Flet sërish babai i Aurona Pelajt: Ajo është në gjendje të rëndë shëndetësore
Babai i ish-infermieres, Aurona Pelaj ka dhënë disa detaje se si e ka kuptuar për rastin.Video e cila është publikuar në rrjetet sociale shfaqnin një infermiere 23-vjeçare teksa e rrihte një grua të moshuar, të sëmurë e krejt të pambrojtur në një qendër për përkujdesjen e këtyre personave në Pejë.Të paktën dy punonjëse tjera të kësaj qendre argëtoheshin me aktin dhe ishin kujdesur që atë ta incizonin me telefon.Ai ka folur edhe për gjendjen e vajzës së tij, për të cilën thotë se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai tha se anipse ka kërkuar falje, është shumë i shqetësuar me krejt çka ka ndodhë.“Kur jam ardhe prej pune kane thane qe 10 minuta ka ndodhe ky rast. Tash une n2 e kryje punen dikun 2:10-2:15 kish pas kry ky rast. Aiii sa jam shqetesu, shume sdi qysh bene ndryshe edhe pse kam kerku falje, marre”, tha ai për T7.