Interviste exluzive me Drejtoreshën për Kulture Rini Sport dhe Mergatë Lorika Gashi

Interviste exluzive me Drejtoreshën për Kulture Rini Sport dhe Mergatë Lorika Gashi

Suhareka news:Si e mbyllet Vitin 2022

Lorika Gashi:Viti 2022 ishte një vit i suksesshem jo vetëm për DKRSM-në por për të gjitha Drejtoritë dhe për Komunën e Suharekës në përgjithësi.

DKRSM-ja këtë vit e përmbylli me shumë aktivitete kulturore e sportive, do të doja të i veçoja disa prej tyre, duke filluar nga Festari që këtë vit me të vërtet ishte një nga edicionet më të suksesshme, pastaj Diafesti, Karnevalet, Ballkani Kampion, Ylli Kampion, Festivali për persona me aftësi të kufizuar “Suhareka na bashkon”, Festivali i Teatrove, ekspozita të shumëta personale, hapja e këndit Arkivor të Suharekës, aktivitetet për 8 Mars, turne të shumëta nga klubet dhe shkollat sportive. Pasurimi i bibliotekes me tituj te rinjë, diku rreth 2000 ekzemplarë, në gjuhën shqipe dhe angleze. Investimet kapitale janë paraparë 6 projekte, 5 prej tyre kemi filluar nga fillimi dhe një të trashëguar nga mandati i kaluar.

Suhareka News:Kujt i kushtuat me shume rendesi Kultures Rinise apo Sportit?

Lorika Gashi:Si Drejtori jemi munduar që të gjejmë një balancë për investime në të gjitha sektorët.

Jam munduar që të i përkrahi të gjitha, kulturën me shumë aktivitete kulturore, koncerte, ekspozita, sportin me gara e turne të ndryshme, rininë me përkrahje në aktivitetet e tyre dhe me ristrukturimin e KRK-së. Të gjitha këto kanë pasur ndikim jo vetëm në fushëveprimin tim po për tërë qytetarët dhe qytetin. Suhareka ka arritur të jetë pikë e rëndësishme në hartën e aktiviteteve kulturore e sportive.

Suhareka news:Ky vit ishte vit i suksesit per klubet si Ballkani dhe Ylli a keni kontribuar ju si drejtori?

Lorika Gashi:Kontributi ynë si Drejtori për dy klubet kampione të sportit nuk do të ndalet asnjëher. Ne si Drejtori kemi ndarë mjete për subvencionimin e këtyre dy klubeve, kemi bërë përmisimin e infrastrukturës sportive në palestrën “13 Qershori”, pastaj ambienti i mirë dhe bashkëpunimi në mes klubit, komunës dhe bizneseve të qytetit tonë ka arritur të na sjellë sukseset e tanishme. Nuk duhet harruar përkrahja e qytetarëve dhe e Xhebrailave që janë të pazevendësushme.

Suhareka news:A pritet te perseritet ky suksese edhe vitin 2023?

Lorika Gashi:Besoj shumë që sukseset do të shtohen edhe më shumë. Puna jonë nuk do të ndalet për as një ditë, kshtu që bëhuni gati të festoni e të gëzoni edhe këtë vit së bashku me ne.

Suhareka News:Jeni shume e afert me klubet sportive a i vizitoni shpesh?

Lorika Gashi:Perpos që mundohem që ti ndjek ndeshjet si në qytetin tonë dhe qytetet tjera, kemi dhe takime si me perfaqësuesit e klubeve gjithashtu edhe me lojetarët vazhdimisht.

Suhareka news:Si jane raportet me Xhebrailat ju keni dhene perkrahje gjithmone?

Lorika Gashi:Perkrahja jonë për Xhebrailat, brenda mundësive tona si Drejtori dhe Komunë nuk është ndalur asnjëher. Djemt e Xhebrailave i kanë dhënë përkrahje të jashtëzakonshme klubeve tona dhe ishin motivi kryesore i fitoreve të tyre. Kërkesat e tyre për transport gjithmonë kanë gjetur përgjigjje poziteve në Drejtorinë tonë. Gjithashtu organizimi i festave, koreografit dhe shumë gjëra tjera janë realizuar me një bashkëpunim të mirëqen.

Suhareka News:Keni pasur shume aktivitete cilen e veçoni më Shumë!

Lorika Gashi:Nuk mund t’i ndaj, me të vërtetë secili aktivitet kishte ndjenjë të veçantë. Lumturia dhe pëmbushja e qytetarëve që reflektuan në momente festive të organizuara nga Drejtoria është ndjenë e papërshkruar për mua. Lavdatat dhe urimet që i kemi marrur gjatë këtij viti do t’i mbaj mend gjatë kohë.

Suhareka News:Si i keni raportet me ish Drejtorin Beqir Berisha?

Lorika Gashi:Shumë të mira, të cilin shfrytëzoj rastin ta falenderoj për ndihmën dhe bashkëpunimin që kemi pasur deri tani. Përvoja e tij na ka ndihmuar në shumë procese të Drejtorisë.

Suhareka News:A e keni besimin e plotë të Kryetarit Bali Muharremaj

K

Lorika Gashi:Puna dhe sukseset e mia besoj që vetem sa e kanë rritur besimin që e ka pasur në momentin kur më ka ftuar që të jem Drejtoreshë. E besoj që puna ime ia ka rritur edhe besimin e qytetarëve në qeverisjen e tij.

Suhareka news:Kemi info se do të garoni për deputete në zgjedhjet Nacionale?

Lorika Gashi:Ka ende kohë, mbetet të shihet.

Suhareka News:Pyetje e kerkuar nga publiku,Statusi juaj privat?

Lorika Gashi:Është privat.

Suhareka news:Faleminderit per intervisten!

Lorika Gashi:

Faleminderit ju, shumë suksese e shëndet për vitin 2023.

CATEGORIES
Share This