Këta lojtarë të Fc.Ballkanit priten të shiten në Evropë!

Këta lojtarë të Fc.Ballkanit priten të shiten në Evropë!

Nderim Nexhipi:

“300 mijë euro dhe 15 % të kontratës e kemi mbajtur nga ky transferim. Duke pasur parasysh që Ermalit i kishin mbetur vetëm katër muaj kontratë valide, me transferimin e tij kemi bërë një marrëveshje të mirë, pasi do ta humbnim me parametra zero. Jemi shumë mirë. 200 mijë euro do t’i marrim tani, ndërsa 100 mijë në verë në momentin që Cluji kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Cluji luan rregullisht në garat evropiane. Ka mundësi që edhe ndonjë lëvizje të ketë deri në fund”, ka thënë Nexhipi për KOHËN.

Për mundësinë e transferimit jashtë Kosovës janë përmendur edhe emrat e lojtarëve si Lindon Emërllahu, Albion Rrahmani, Meriton Korenica të Ballkanit, ndonjë tjetër.

CATEGORIES
TAGS
Share This