Doktorit të shkencës ia rrëmben pozitën e drejtorit kundërkandidatja me bachelor
Është fjala për Mexhit Musën i cili konkuroi bashkë me tre aplikantët tjerë për pozitën drejtor i Shkollës së Mesme të Lartë të Mjekësisë Xheladin Deda të Mitrovicës së Jugut.
Musa i cili ishte ligjërues edhe në Universitetin e Prishtinës në fakultetin e mjekësisë, nga viti 2006 deri 2009, gjithashtu ka marrë titullin doktor shkence në mjeksinë toksikologjike në Sarajevë
Ai po bazohet se në kokursin e hapur më 8 maj të 2022-tës nga Drejtoria e Arsimit përkatësisht në pikën 1.6 të konkursit i cili i jep përparësi kandidatëve të fushës përkatëse, e të cilës nuk ishte drejtoresha e sapo zgjedhur Zaraj Qamili.
Drita kishte përfunduar fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore drejtimi Bilogjisë në UP me 240 kredi, 60 më pak nga kandidati më i afërt.