Aksident me fatalitet,humb jetën një person😭

Aksident me fatalitet,humb jetën një person😭

Aksident i rëndë në autostrdën ‘Ibrahim Rugova’ në Vërmicë/Humb jetën një person dhe lëndohen dy të tjerë👇

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, saktësisht në Vërmicë, ku si pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa kanë mbetur të lënduar dy të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, me ç’rast mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Dy personat e lënduar janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa njësitë policore po kryejnë ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

CATEGORIES
Share This