Shikoni sa demtohet Serbia brenda nje jave nga Komuna e Prizrenit!
Nga të dhënat zyrtare që kam siguruar nga Drejtoria e Arsimit në Prizren, mësimin janë duke e ndjekur 25 mijë e 447 nxënës në 59 shkolla që janë funksionale në komunën tonë (përfshirë këtu janë edhe 1 mijë e 756 nxënës në nivelin e edukimit të hershëm).
Me një llogaritje të thjeshtë, minimalisht një nxënës hargjon në ditë 0.50 euro, apo në total 12 mijë e 723 euro e 50 cent, për pesë ditë ata mund të hargjojnë 63 mijë e 617 euro e 50 cent, ndërsa për një muaj ata mund të hargjojnë 1 milion e 272 mijë e 350 euro, kurse për një vit mund të hargjojnë 15 milion e 268 mijë e 200 euro.
Ndëkaq, mesatarasisht këta fëmijë në ditë potencialisht mund t’i hargjojnë 0.70 euro, apo në total 17 mijë e 812 euro e 90 cent, për pesë ditë të shkollës ata mund të hargjojnë 89 mijë e 064 euro e 50 cent, ndërsa për një vit potencialisht ata mund të hargjojnë 1 milion e 68 mijë e 774 euro.
Dhe si rrjedhojë, përreth shkollave ekzistojnë dhe funksionojnë markete, shitore dhe trafika, ku shumica prej tyre se kanë të vendosur flamurin e origjinës së produktit. Nxënësit nga klasa e parë e deri te maturantët blejnë çdo ditë gjësende të ndryshme, dhe merreni me mend sa prej tyre pa dashje dhe pa qëllim mund të blejnë produkte serbe.
Patriotizëm është për secilin prind, kujdestar, mësues, mësimdhënës e drejtor shkolle që në secilin ndrrim të shkollës, 2 minuta në secilën orë t’i kushtohet njoftimi për bojkotimin e produkteve serbe.
Për Kosovën, për atdheun. Është patriotike, është dashuri për vendin, është kontribut, është dashuri, është përpjekje për forcimin e shtetit, përpjekje për ruajtjen dhe kujdesin ndaj tij…
Së bashku mundemi…