4 vjet e 6 muaj burgim dhe 42 mijë euro gjobë ndaj “Burdushit”, i konfiskohet pasuria e përfituar kundërligjshëm mbi 2 milionë euro

4 vjet e 6 muaj burgim dhe 42 mijë euro gjobë ndaj “Burdushit”, i konfiskohet pasuria e përfituar kundërligjshëm mbi 2 milionë euro

Prishtinë- Gjykata Themelore në Prishtinë, të martën ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Hysri Peqanit, i njohur si “Burdushi”, lidhur me akuzën për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shpëlarje parash dhe armëmbajtje pa leje, duke e dënuar me dënim unik prej 4 vjet e 6 muaj burgim dhe 42 mijë euro gjobë.

Aktgjykimi ndaj Peqanit u shpall nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Lutfi Shala, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas aktgjykimit, Peqanit i janë konfiskuar armët e llojit pistoletë e tipit “Girsan” si dhe pushkë gjuetie e tipit “Super Campion”, si dhe pasuria e përfituar me veprën penale si në pikën I të dispozitivit të këtij aktgjykimi, në vlerë të përgjithshme prej 2 milionë e 528 mijë e 715 euro e 34 centë (

CATEGORIES
Share This