Cili lëndohet më shumë nga ndarja burri apo gruaja
Gjithmonë kemi menduar se femrat e vuajnë më shumë ndarjen dhe meshkujt e kalojnë më lehtë. Megjithatë, studimet e reja i përmbysin këto perceptime.
Gjetjet e reja, të publikuara në Journal of Social and Personal Relationships, nxjerrin në pah një realitet tjetër, në të cilin meshkujt përjetojnë më shumë dhimbje emocionale pas një ndarje në krahasim me femrat.
Ekipi i psikologëve mori në studim mbi 184 mijë pjesëmarrës. Rezultatet treguan se problemet e komunikimit ishin më të zakonshmet në çift. Një pjesë e tyre hasin vështirësi në diskutimin e problemeve të marrëdhënies.
CATEGORIES Lajme