I la fëmijët vetëm dhe shkoi në motel me të dashurin, ja çfarë i ndodhi 20 vjeçares nga burri i saj

I la fëmijët vetëm dhe shkoi në motel me të dashurin, ja çfarë i ndodhi 20 vjeçares nga burri i saj

Tradhtia është një nga shkaqet më të shpeshta të problemeve në çift. Në shumë raste ajo mund të jetë vdekjeprurëse për mbijetesën e një marrëdhënieje, për shkak se partneri i tradhtuar, nuk është gjithmonë në gjendje të kapërdijë zbulimin “e madh” dhe të vazhdojë lidhjen si më parë.Një aferë jashtëmartesore duket se i ka kushtuar shtrenjtë një gruaje në qytetin e Pejës. Ajo është ankuar në Polici se bashkëshorti i saj e ka dëbuar nga shtëpia dhe dashnori është ndarë nga ajo.Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, kur menjëherë pasi përcolli bashkëshortin për në punë, 20-vjeçarja F.K., mbylli dy fëmijët e saj të mitur të moshave 3 dhe 2-vjeç në shtëpi dhe shkoi të takohej me dashnorin e saj.Ajo kishte nisur një lidhje jashtëmartesore tash e dy muaj me personin që e kishte njohur së fundi e me të cilin shkoi në motel ku edhe kaloi 24 orë duke lënë totalisht në mjegull familjen e saj që s’dinin se ku ndodhej.Mëngjesin e së premtes, 24 orë pasi kishte dalë nga shtëpia, ajo u kthye në folenë që e kishte ndërtuar me bashkëshortin e saj, por ky i fundit e dëboi dhe nuk e la të hynte brenda.

CATEGORIES
Share This