Zbulohet identiteti i mësuesit që dyshohet se e ngacmoi seksualisht nxënësen në Vushtrri

Zbulohet identiteti i mësuesit që dyshohet se e ngacmoi seksualisht nxënësen në Vushtrri

Një mësues nga komuna e Vushtrrisë është suspenduar nga puna, pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse.

Gazeta Sinjali mëson se mësimdhënësi që po hetohet se ka ngacmuar seksualisht nxënësen e klasës së 6-të është Faik Kadriu.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni tha për Sinjalin se është pranuar kallëzim penal për personin me inicialet F.K për “Ngacmim seksual”

Preteni shtoi se më 20 dhjetor, ndaj mësimdhënësit është ngritur aktakuzë për “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Ngacmimi Seksual”.

“Lidhur me kërkesën tuaj njoftoheni se Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka pranuar kallëzimin penal ndaj personit me iniciale F.K., për veprën penale “Ngacmimi seksual”. Rasti është trajtuar, janë zhvilluar hetimet kundër të dyshuarit, dhe pas hetimeve me datë 20 dhjetor 2022 kundër të pandehurit është ngritur aktakuzë në drejtim të veprave penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Ngacmimi Seksual””, tha Preteni.

Për rastin ka folur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi i cili ka thënë se i dyshuari ishte mësimdhënës i shkollës fillore të mesme të ulët “Andon Zako Çajupi”.

CATEGORIES
Share This