E rëndë: 20 vjeçarja tenton t’i japë fund jetës së saj duke prerë venat, thotë se e bëri nga nervoza
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Ismajl Kryeziu’ në lagjen Arbanë të Prizrenit, ku një vajzë e re dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se 20-vjeçarja ka pësuar lëndime trupore, pasi kishte tentuar t’i presë venat e saj. Falë intervenimit të stafit mjekësor, gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar, ndërkohë që është njoftuar edhe Policia.
Sinjali mëson se e reja ka dhënë deklaratë për Policinë, ku ka bërë të ditur se nuk e ka shtyrë askush ta bëjë këtë veprim, por aktin e ka kryer nën afekt të nervozës.
Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’, ndërsa 20-vjeçarja është liruar për në shtëpi.
*Inkurajojmë këdo që ndodhet në periudha të vështira emocionale apo ka mendime për vetëvrasje, të drejtohet tek institucionet e specializuara për ndihmë dhe këshillim.